+383 49 731 463 / +383 49 731 967info@eximtex.com ==> Orari i punes: H-P 8-12 dhe 13-16 si dhe SH 8-13 <==

Kushtet e përdorimit

Termet dhe Kushtet

Duke konfirmuar blerjen tuaj, ju keni lexuar dhe pranoni kushtet tona të pergjithshme të shitjes.

Termat dhe kushtet e përgjithëshme të shitjes të detajuara më poshtë rregullojnë mardhënien kontraktuale ndërmjet Përdoruesit (Blerësit) dhe Eximtex.com (Shitësit, Eximtex sh.p.k.).

Eximtex sh.p.k është një kompani prodhimi me specializim në rrobaqepësi, e lokalizuar ne Rr. Nena Tereze pn. 50000 Gjakove, Kosove me numer te regjistrit 810144395.

Këto kushte të përgjithshme të shitjes janë të vetmet kushte që janë të zbatueshme dhe zëvendësojnë të gjitha kushtet apo marrëveshjet e tjera.

Këto Terma dhe Kushte të Shitjes janë të rëndësishme për blerësin dhe Eximtex.com pasi ato përdoren për të mbrojtur të drejtat tuaja si klient/ konsumator si dhe të drejtat tona si biznes.

Ndryshimet në Termat dhe Kushtet si dhe ne uebfaqen Eximtex.com

Eximtex.com është një projekt në zhvillim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye opsione ose përmbajte të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto terme dhe kushte nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është vetëm përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar faqen tonë rregullisht. Përdorimi i vazhdueshëm nga ana juaj i faqes së internetit pas publikimit të termave të shërbimit të përditësuara, do të nënkuptojë që ju keni lexuar dhe jeni dakord me ndryshimet.

Si të blej në Eximtex.com?

Sapo ta shfletoni faqen tonë ju keni mundësi të shikoni shumëllojshmëri produktesh, por edhe nëse doni të kërkoni direkt një produkt specifik mund të klikoni tek menyja shop e me pas kërkoni tek opsioni “KËRKO” në krye të faqes. Kur e gjeni produktin që ju pëlqen e shtoni në shportë duke shtypur butonin Add to Cart.

Më pas  klikoni në shportë këtu ju keni mundësinë të ndryshoni sasinë si dhe të zgjidhni metoden e transportit u vazhdoni tutje duke klikuar Proced to Checkout.

Nëse jeni klient i ri, ju duhet të shënoni të dhanat tuaja personale si Emrin, Mbiemrin, Adresen, E-Mailin tuaj si dhe numrin e telefonit.

Ju po ashtu keni mundësinë të jepni një shënim për ekipin e Eximtex.com duke klikuar në Add a note to your order.

Blerja përmbyllet duke zgjedhur mënyren e pageses si dhe duke klikuar tek Place Order.

Aksesi në faqen Eximtex.com

Ne punojmë vazhdimisht për të siguruar që faqja e internetit të jetë gjithnjë në dispozicion dhe e aksesueshme nga publiku, por nuk mund të garantojmë që faqja e internetit të mos ketë momente jo produktive për ndonjë arsye.

Ne rezervojmë të drejtën për të mbyllur faqen Eximtex.com për periudha të shkurtra kohore për arsye të operative lidhur me mirëmbajtjen e zakonshme, por ne garantojmë që do të përpiqemi ta mbajmë këtë mosfunksionim në minimum. Ne nuk do të jemi përgjegjës nëse për çfarëdo arsye, të gjitha ose ndonjë pjesë e rrjeteve të internetit nuk janë në dispozicion në periudha të caktuara.

Pjesë e procedurave për të hapur një llogari në Eximtex.com është vendosja e një fjalëkalimi. Ne ju rekomandojmë që të zgjidhni një fjalëkalim të fortë që është vështirë për t’u gjetur nga persona të tretë, dhe gjithashtu rekomandojmë që ju të dilni nga llogaria juaj pasi të keni mbaruar punë. Ekziston një procedurë për rivendosjen e fjalëkalimit në rast se harroni fjalëkalimin tuaj. Ju duhet të trajtoni informacionin tuaj të hyrjes në llogari si konfidencial, duke mos ia zbuluar atë ndonjë pale të tretë dhe vetëm duke përdorur personalisht Eximtex.com. Nëse mendoni se ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë atëherë është përgjegjësia juaj që të na njoftoni menjëherë në mënyrë që, të ndryshoni fjalëkalimin tuaj.

Është kusht që për përdorimin e llogarisë suaj në Eximtex.com, të gjitha informatat që jepni në faqen e internetit janë të sakta, aktuale dhe të plota. Ne rezervojmë të drejtën për të çaktivizuar çdo llogari përdoruesi, në çdo kohë, nëse, ju nuk keni respektuar apo keni shkelur detyrimet që ju lindin sipas këtyre Termave dhe Kushteve dhe ligjeve përkatëse në fuqi në Republikën e Kosovës.

Ne nuk garantojmë që faqja e internetit apo ndonjë përmbajtje e dhënë në faqen e internetit të jetë pa gabime. Ne menaxhojmë të dhënat tuaja personale sipas Politikave tona të Privatësisë dhe ligjeve përkatëse në fuqi.

Informacioni rreth produktit

Eximtex.com tregon shumë kujdes kur vendos informacionin, përshkrimet dhe imazhet e produktit në internet, por nuk mban përgjegjësi për ndonjë gabim ose lapsus të ndonjë informacioni të dhënë.

Çmimet

Çmimet e treguara në Eximtex.com janë të paraqitura në Euro € dhe nuk përfshijnë çmimin për dërgesën e produktit. Shpenzimet e dërgimit tregohen qartë dhe faturohen në fund të porosisë, përveç çmimit të produkteve. Ne rezervojmë të drejtën për të modifikuar çmimet tona në çdo moment, por  në asnjë rast nuk do të ketë ndryshime çmimesh pas plotësimit të porosisë nga ana juaj. Çmimi që do të shfaqet në faqen e internetit pasi ju te keni plotësuar dhe konfirmuar porosinë, do të jetë çmimi final dhe shuma e vetme që ju do të detyroheni të paguani në pranimin apo marrjen e produktit në lokacionet tona.

Disponueshmëria

Ne do të garantojmë gjithmonë dërgimin në destinacion të porosisë tuaj. Nëse një produkt i përzgjedhur nga ju nuk është në stok pra i pa disponueshëm në momentin që porosia juaj është konfirmuar ne mbajme te drejten te ju kontaktojme permes E-Mail ose Telefonit dhe të ju informojmë që porosia nuk mund të përmbyllet.

Nëse porosia juaj përfshin produkte përkohësisht të padisponueshme, ne do t’iu dërgojmë së pari produktet në dispozicion dhe më pas artikujt e mbetur pasi të rikthehen përsëri në stok.

 

Kthimi dhe Rimbursimi

Në fillim na kontaktoni për kthimin që doni të bëni. Kontaktin mund ta bëni me telefon, instagram, facebook, email. Këto të dhëna mund t’i gjeni në faqen tonë ne rubrikën „KONTAKT“

Ju lutem vini re: Produktet të cilat i prejmë sipas dëshirës së klientit si psh. Shtofat të qfardo lloji, aksesorë të cilat këputen në masën apo gjatësinë të cilën e cakton klienti si dhe produktet të cilat qepen sipas dëshirës së klientit nuk kthehen!

Së bashku me faturën ju mund ta dërgoni produktin në adresën tonë. Dërgimin e produktit mund ta bëni vetë fizikisht në pikën tonë të shitjes, ose mund ta nisni me postë tek adresa jonë: Eximtex sh.p.k. Rr. Nëna Tereze pn. Gjakovë Kosovë

Nëse ju dëshironi të ju rimbursohen paratë, kthimi i produktit duhet të bëhet brenda 48 orëve nga momenti që ju keni marrë porosinë personalisht në lokacionin tonë apo në dorëzim nga axhenti ynë i shitjes. Produktet që doni të ktheni duhet të jenë me paketimin dhe ambalazhimin e tyre, të mos jenë përdorur apo dëmtuar gjatë provës dhe tё shoqërohen me të gjithë aksesorët dhe faturën e blerjes.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale

Të dhënat tuaja personale që na jepni janë të domosdoshme për përpunimin dhe dërgimin e porosive tuaja si dhe kryerjen e shërbimeve nga ana jonë si dhe për faturimin  për këtë arsye mosdhënia e këtyre të dhënave do të rezultojë në anulimin e porosisë suaj. Duke u regjistruar në Eximtex.com, ju pranoni të na jepni informacione të vërteta dhe të sakta si dhe pranoni përpunimin e të dhënave personale nga ana jonë. Komunikimi i informacionit të rremë është në kundërshtim me kushtet dhe termat e përgjithshme të Eximtex.com

Ju keni të drejtën e përhershme të qasjes dhe korrigjimit e të gjithë informacionit që ju intereson, në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe kombëtare të vendit. Ju mundeni në çdo kohë të bëni kërkesë te Eximtex.com për të gjetur se çfarë informacioni personal ne mbajmë në lidhje me ju. Ju mundeni në çdo kohë, dhe sipas kërkesës tuaj, të modifikoni këtë informacion.

Cookies regjistrojnë disa informacione të cilat ruhen në hard drive tuaj. Ky informacion na mundëson të gjenerojmë statistika në bazë të të dhënave nga vizitorët në faqen tonë dhe të sugjerojmë produkte që mund t’ju interesojnë sipas artikujve që keni zgjedhur kur keni vizituar më parë Eximtex.com. Cookies nuk përmbajnë asnjë informacion konfidencial në lidhje me ju.

Pronësia intelektuale dhe e drejta e autorit

Të gjitha ilustrimet, tekstet, logot, imazhet dhe videot janë pronë e Eximtex sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i kësaj përmbajtjeje, me çfarëdo mjeti dhe mënyre pa autorizimin e Eximtex sh.p.k. Të gjitha informacionet, përmbajtjet dhe skedarët janë të mbrojtura nga ligjet kombëtare. Të gjitha përdorimet mashtruese të kësaj përmbajtje që cenojnë të drejtat e mbajtura nga një palë e tretë përbëjnë shkelje që dënohen rëndë sipas ligjit.

I gjith dizajni, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë eskluzive për Eximtex.com dhe janë të mbuluara nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Lejohet kopja elektronike, printimi dhe shperndarja e produkteve apo informacioneve tjera ne Eximtex.com vetem për tu përdorur si burim për blerje në Eximtex.com.

Çdo përdorim tjetër i materialeve në Eximtex.com, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera nga ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë, është i ndaluar rreptësisht.

Komentet e Blerësve

Çdo koment i lënë në Eximtex nga blerësit monitorohen.  Nëse komentet shkelin ligjet kombëtare ose përmbajnë publicitet abuziv, shpifje, ofendime, komente jashtë kontekstit të Eximtex.com, mbajmë të drejtën të fshijëmë këto komente.